Sekretari i Shtetit Pompeo mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i Shtetit Pompeo mbërrin në Maqedoninë e Veriut

15:35, 04/10/2019
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mbërritur në Aeroportin e Ohrit, avioni i tij është ulur në pistë 30 minuta nga sa parashikohej në protokoll. Pompeo

u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov; menjëherë më pas ata u drejtuan drejt vilës presidenciale Biljana në Ohër ku e pret presidenti i vendit Stevo Pendarovski për një bashkëbisedim kokë më kokë.

Prej aty vizita do të vazhdojë në një kishë në Ohër dhe me pas takimi me kryeministrin e vendit Zoran Zaev në një hotel në qytetin e Ohrit.

Rreth orës 15.45 pritet konferenca e përbashkët për shtyp e sekretarit amerikan të shtetit dhe kryeministrit Zaev.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco