Kujdes nga paratë e falsifikuara, 1.8 milion euro sekuestrohen në vendin fqinj

Kujdes nga paratë e falsifikuara, 1.8 milion euro sekuestrohen në vendin fqinj

18:34, 03/10/2019
A+ Aa A-

Janë sekuestruar nga policia e Athinës 1.8 milion euro të falsifikuara, në një dyqan që përdorej si fabrikë falsifikimi, raportojnë mediat vendase.

Policia kishte zbuluar mijëra fletë letre për prodhime për bankënota 50, 100, 200 dhe 500 euro, si dhe makina për llogaritjen e parave, detektorë të falsifikuar dhe kasaforta.

Pas arrestimit të dy shtetasve të huaj në Patras më 1 tetor, u zbuluan edhe bashkëpunëtorët e tjerë, pasi ata kërkuan nga një biznesmen 50,000 euro në bankënota prej 50 euro, me një premtim për t’i kthyer 110,000 euro më pas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco