Serbia disponon dronë të armatosur, i ka blerë nga Kina për vëzhgimin e Kosovës

Serbia disponon dronë të armatosur, i ka blerë nga Kina për vëzhgimin e Kosovës

17:40, 03/10/2019
A+ Aa A-

Muajin e kaluar, Serbia njoftoi blerjen e dronëve të armatosura nga Kina, duke u cilësuar si shitja më e madhe ushtarake e Pekinit në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Që nga 18 shtatori, policët kinezë kanë patrulluar rrugët e Beogradit me homologët serbë.

Dronët Pegasus janë të aftë të qëndrojnë në ajër deri në 12 orë, me një rreze veprimi prej 100 kilometrash, duke e vëzhguar pjesën më të madhe të Kosovës fqinje, e cila ka një marrëdhënie të tensionuar me Serbinë.

Nëntë dronët kinezë Wing Loong do t’i dorëzohen Serbisë në gjashtë muajt e ardhshëm.

Avioni i pilotuar nga distanca është në shërbim në një numër vendesh aziatike dhe afrikane, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigerinë, Pakistanin, Indonezinë, Kazakistanin, Arabinë Saudite, Uzbekistanin dhe Egjiptin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco