OKB kritika Bosnjes: ‘Siguroni kampet e emigrantëve’

OKB kritika Bosnjes: ‘Siguroni kampet e emigrantëve’

20:55, 01/10/2019
A+ Aa A-

Kombet e Bashkuara i bënë thirrje të martën Bosnje e Hercegovinës, që të ndalojë vendosjen e detyrueshme të migrantëve në një kamp të pasigurt pranë kufirit kroat, duke e përshkruar atë si të papërshtatshëm për strehimin e njerëzve.

Rreth 800 migrantë janë drejtuar për në vendin Vuçjak, një ish-deponi afër zonave të minuara, rreth 8 km nga kufiri kroat, raporton Rel.

Vendi nuk ka ujë të rrjedhshëm, energji elektrike dhe kujdes mjekësor.

"Vendi është absolutisht i papërshtatshëm për akomodimin e qenieve njerëzore", tha raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e migrantëve, Felipe Gonzalez Morales.

Bosnja po ballafaqohet me një rritje të numrit të migrantëve, pasi vendet fqinje që janë anëtare të Bashkimit Evropian - Hungaria, Sllovenia dhe Kroacia - mbyllën kufijtë e tyre.

Rreth 40,000 migrantë kanë hyrë në Bosnje që nga viti 2018, Gati 20 për qind e tyre janë fëmijë.

Morales tha se "struktura politike e fragmentuar" e Bosnjës, e cila është e ndarë në linjat etnike, në bazë të një marrëveshje paqeje që i dha fund luftës së viteve të 90-ta (Marrëveshja e Dejtonit), ka dëmtuar aftësinë e vendit për të siguruar të drejtat themelore për migrantët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco