Zaev dhe Cipras të lumtur me historinë e tyre të suksesit, ‘Marrëveshja e Prespës’ ndryshoi Ballkanin

Zaev dhe Cipras të lumtur me historinë e tyre të suksesit, ‘Marrëveshja e Prespës’ ndryshoi Ballkanin

17:01, 01/10/2019
A+ Aa A-

Në takimin e sotëm mes kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ish-kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras, i cili po qëndron në Shkup, u theksua se “Marrëveshja e Prespës e meriton mbështetjen e plotë nga të dyja vendet”.

Gjatë takimit të mbajtur në atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u bisedua për përfitimet nga ‘Marrëveshja e Prespës’.

Sipas tyre, marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë krijoi një dinamikë të re për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor.

“Zgjidhja e arritur me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë e ndryshoi realitetin mes të dyja vendeve dhe krijoi dinamikë të re, pozitive në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit”, përfunduan deklaratën  tyre kryeministri Zaev dhe ish kryeministri grek Cipras.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco