Skandalet ‘pushtojnë’ Maqedoninë e Veriut, rasti ‘Diamed’ përfshin dy njerëzit e afërt të Zaev

Skandalet ‘pushtojnë’ Maqedoninë e Veriut, rasti ‘Diamed’ përfshin dy njerëzit e afërt të Zaev

17:14, 27/09/2019

Maqedonia e Veriut goditet nga një tjetër skandal, ku në qendër të të cilit qëndrojnë dy njerëzit më të besuar të kryeministrit Zoran Zaev.

Njëri prej tyre është edhe mik i ngushtë i eurodeputetes sllovene, Tanja Fajon.

Skandali është bërë publik nga mediat sllovene dhe bëhet fjalë për drejtorin e Fondit Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut, Dan Donçev dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, të cilët akuzohet se i kanë bërë presion një kompanie suedeze për të anuluar blerjen e ‘Diamed’ me vlerë 11.5 milionë euro, një strukturë shëndetësore maqedonase.

Dy zyrtarët e lartë akuzohen se kanë abuzuar me detyrën, në lidhje me një marrëveshje me ‘Diamed’, me vlerë mbi 11 milionë euro.

Dyshohet se ata kanë ushtruar presion ndaj investitorit për të hequr dorë nga blerja e kompanisë në Maqedoninë e Veriut, e cila ka qendra dialize në vend, me qëllim fitimi.

Mësohet se Donçev ka ndikuar te gjiganti shëndetësor suedez, duke e dekurajuar atë që të investonte në Maqedoni.

Mediet sllovene e lidhin këtë rast me skandalin e parë, “Reket” ose “Zhvatja”, në të cilin ishte i përfshirë edhe kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, e cila tashmë ndodhet në burg.

Në rastin “Zhvatja”, bëhej fjalë për një skemë të gjerë korrupsioni, ku ishin të përfshirë biznesmenë e zyrtarë të lartë.

Sipas sllovenëve, skandali në shëndetësi është një vijim i rastit “Reket”, që tregon korrpsionin e madh shtetëror. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco