Shqiptarët të diskriminuar në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut

Shqiptarët të diskriminuar në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut

19:54, 22/09/2019
A+ Aa A-

Sipas raportit të Avokatit të Popullit për vitin 2018, përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e shtetit në Maqedoninë e Veriut shënon rënie.

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive etnike në institucionet shtetërore, vazhdon të zbatohet me ritëm të ngadaltë.

Nëse në vitin 2016 përfaqësimi i shqiptarëve ishte 19,2%, në vitin 2017 ka rënë në 19.1 %, ndërsa 2018-ën ka rënë në 19%.

Në raportin e fundit të Avokatit të Popullit, figurojnë edhe institucione ku vërehet diskriminim total.

Kjo është në Agjencinë e filmit. Nga 11 të punësuar në këtë Agjenci, 10 janë maqedonas dhe një i etnitetit vlleh.

Përfaqësimi i ulët i të punësuarve shqiptarë është edhe në gjyqësor.

Në gjykatën supreme, nga 85 të punësuar, ka vetëm 6 gjykatës, të cilët janë të emëruar.

Por nuk ka asnjë të punësuar në administratën gjyqësore në pozitat udhëheqëse ose jo udhëheqëse.

Dhe përfaqësimi i shqiptarëve është vetëm 7.1 për qind. Nga supremja fajin e hedhin tek mungesa e kuadrit.

Numri i vogël i të punësuarve shqiptar është edhe tek Shoqëria Aksionare për bartjen e energjisë elektrike dhe menaxhimin me sistemin elektro-energjetik MEPSO.

Në raportin e Avokatit të popullit për vitin 2018 thuhet se nga 606 të punësuar në këtë institucion, vetëm 12 janë shqiptarë, respektivisht 2%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco