Policët kinezë marrin nën kontroll rrugët e Serbisë

Policët kinezë marrin nën kontroll rrugët e Serbisë

07:49, 20/09/2019
A+ Aa A-

Policë kinezë po patrullojnë nëpër rrugët e Serbisë. Ata u kanë ardhur në ndihmë kolegëve serbë në komunikimin me shtetasit kinezë,  që banojnë në Serbi, si dhe në komunikimin e tyre me organet shtetërore, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Gjashtë oficerë të policisë kineze në partullimet e përbashkëta me policët serbë në Beograd, Novi Sad dhe Smederevë, u ndihmojnë policëve serbë në komunikimin me shtetasit kinezë që banojnë në Serbi, si dhe u ndihmojnë bashkëatdhetarëve të tyre në komunikimin me organet tona shtetërore”, thuhet në njoftim.

Nga Ministria theksojnë se policët kinezë nuk do të zbatojnë autorizimet policore e as nuk do të pajisen me mjete, përcjell AA. Oficerët e policisë kineze marrin pjesë në patrullime të përbashkëta në vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimin Evropian, ashtu si edhe oficerët e policisë serbe marrin pjesë në patrullime të ngjashme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco