Merkel apel Serbisë: Vijoni dialogun me Kosovën

Merkel apel Serbisë: Vijoni dialogun me Kosovën

19:51, 18/09/2019

Kancelarja Angela Merkel, pas takimit me kryeministren serbe Ana Brnabic, theksoi se procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës, duhet të vazhdojë  dhe të përmirësohet, pasi sipas saj, vetëm kështu mund të arrihet tek zgjidhja e qëndrueshme mes të dyja vendeve.

Merkel ka theksuar se përmirësimi edhe më tej i raporteve, krijon kushtet që të arrihet një marrëveshje, raporton “Tanjug”.

Një tjetër temë e diskutuar mes Merkel dhe kryeministres së Serbisë, ishte edhe procesi i Berlinit, si dhe bashkëpunimet e mundshme mes Gjermanisë dhe Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco