Kryeminsitri Zaev pret në Shkup Presidentin e KE-së

Kryeminsitri Zaev pret në Shkup Presidentin e KE-së

17:07, 17/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk përpara Tiranës pati një ndalesë në Shkup, ku pati zhvilloi të veçanta me presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.

Zoti Tusk tha se ky vend ka bërë gjithçka dhe se e meriton datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, sipas Rel.

“Tash është radha e BE-së”, u shpreh zyrtari i lartë evropian gjatë një konference shtypi me kryeministrin Zoran Zaev. Ai tha më tej se “është e qartë si kristali se nuk ka dilema në Bruksel mbi përkushtimin politik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrusionit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut”.

Zoti Tusk shprehu bindjen se edhe zbatimi i reformave do të zërë vend, ndërsa vuri theksin tek nevoja e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ndërkaq theksoi bindjen se vendi i tij pas një muaji do të marrë datën për fillimin e bisedimeve dhe se nuk do të ketë më zvarritje lidhur me këtë. Ai tha se janë arritur mjaft reforma si në aspektin e marrëdhënieve me vendet fqinje, po ashtu edhe në transformimin e përgjithshëm demokratik të vendit.

Maqedonia e Veriut që nga dhjetori i vitit 2005 ka marrë statusin “vend kandidat” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por mosmarrëveshjet deri para një viti me Greqinë fqinje rreth emrit Maqedoni si dhe problemet e brendëshme politike, e mungesa e reformave kanë ngadalësuar përparimin e këtij vendi ballkanik drejt rrugës për në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco