‘Harroje, Kosovën e kemi humbur’/ Ish-ambasadori serb në Washington i drejtëpërdrejtë me Vuçiç

‘Harroje, Kosovën e kemi humbur’/ Ish-ambasadori serb në Washington i drejtëpërdrejtë me Vuçiç

20:13, 09/09/2019
A+ Aa A-

Milan St, Protiç, ish-ambasador i Serbisë në Washington, thotë se Vuçiç duhet të kuptojë njëherë e mirë që Kosova është humbur dhe nuk duhet të merret më me këtë çështje.

“Kosova është humbur, dhe nuk duhet harxhuar energji shtesë. Një gjë të tillë nuk e pranojnë vetëm politikanët e pa sinqertë. Ajo betejë është humbur”, mësohet të ketë thënë Protiç.

Teksa ka folur për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfshirjes së SHBA-së në këtë proces, Protiç thotë se ofensiva e fundit e SHBA-së për të zgjidhur problemin mes Prishtinës dhe Beogradit vjen si rezultat i zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Amerikë në vitin 2020.

“SHBA-ja u fut në ofensive sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, sepse u vlerësua që një zgjidhje mund të arrihet para zgjedhjeve presidenciale”, ka shtuar më tej ish-diplomati serb, shkruan ‘Pravda’

Protiç e krahason madje angazhimin aktual të SHBA-së me atë të para disa viteve, kur u arrit Marrëveshja e Dejtonit pas dështimit të Evropës që ta bindte Millosheviçin për bashkëpunim.

Sipas tij aktualisht Kosova nuk është tema kryesore globale, por që në rast të ardhjes së Joseph Biden si demokrat në krye të SHBA-ve, thotë se interesi për Kosovën mund të rritet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco