Prokuroria Publike do të hetoi dosjet e Prokuroris së Posaçme në Maqedonin e Veriut

Prokuroria Publike do të hetoi dosjet e Prokuroris së Posaçme në Maqedonin e Veriut

20:32, 06/09/2019
A+ Aa A-

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut njoftoi të premten se do t’i marrë përsipër rastet gjyqësore që ka ngritur dhe po procedon Prokuroria e Posaçme.

Prokurorët republikanë kanë vendosur në një takim të fundit se nuk guxohet të mos hetohen dëshmitë e mbledhura për kriminalitetin apo të ndërpriten proceset e filluara gjyqësore të ngritura nga Prokuroria e Posaçme “vetëm për shkak se kjo prokurori do të shuhet mbi baza të interesave të ngushta politike apo partiake para se asaj t’i kalojë mandati”, siç thuhet në një komunikatë, raporton VOA.

Vendimi i Prokurorisë Publike pason letrën e dërguar nga burgu prej prokurores së posaçme nën hetime, Katica Janeva, e cila i shkruante Krye-prokurorit publik Lubomir Jovevski se të gjitha lëndët e Prokurorisë së Posaçme duhet t’i merrte përsipër Prokuroria Publike.

Kjo gjë ka nxitur debate në vend. Analistë e ekspertë ligjorë mendojnë se zonja Janeva nuk është në gjendje të vendosë për të ardhmen e prokurorisë së posaçme me që ajo vetë është e akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe mitëmarrje dhe se çështja e kësaj prokurorie duhet të zgjidhet përmes reformave gjyqësore, përkatësisht me pëlqimin e partive kryesore, ashtu siç edhe ishte formuar para rreth katër vjetësh.

Kryeprokurori publik Jovevski shkruan në një komunikatë se do të vazhdojnë tek prokurorët publik procedurat që kanë të bëjnë me rastet e ngritura nga Prokuroria e posa[me, por pa dhënë hollësi se tek cilët prokurorë do të kalohen lëndët.

Disa ekspertë vlerësojnë se Prokuroria e Posaçme duhet të vazhdojë mandatin dhe detyrën dhe të zgjidhet një prokuror i ri në krye të saj, por ka të tjerë të cilët mendojnë se ligji për prokurorinë publike do t’ia heq autonominë prokurorisë së posaçme dhe rastet e ngritura nga ajo vetëm se do të zvarriten.

Nga ana tjetër, partitë më të mëdha ende nuk janë të gatshme të ulen për të arritur një marrëveshje për ligjin në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco