VIDEO/ Amerikanët në Prishtinë: ‘Kërkohet sakrificë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi’

VIDEO/ Amerikanët në Prishtinë: ‘Kërkohet sakrificë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi’

22:38, 04/09/2019
A+ Aa A-

Në Prishtinë kanë qëndruar senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson.

Ata kanë zhvilluar takime me përfaqësues politikë në Kosovë dhe tema kyçe për të cilën është biseduar, sipas senatorëve amerikanë, ka qenë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Rel.

Senatori republikan, Ron Johnson, tha para mediave se vizita e tij dhe senatorit demokrat Chris Murphy në Kosovë është një rikonfrimim i mbështetjes së SHBA-së ndaj procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në veçanti ne kemi qenë të përfshirë, unë kam qenë, njëjtë dhe senatori Murphy në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që të vijmë deri të një marrëveshje, është çelësi që hap potencialin e së ardhmes. Pra, ne jemi këtu së pari të mbështesim qytetarët e rajonit, qytetarët e Kosovës, qytetarët e Serbisë. Ne duam që t’i shohim ata të kenë sukses”, deklaroi senatori Johnson.

Ndërkohë, senatori demokrat, Chris Murphy duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, tha se priten sakrifica nga të dyja palët, megjithatë sipas tij, marrëveshja do të kishte ndikim të madh pozitiv edhe në aspektin ekonomik për të dyja vendet.

“Ne shohim një të ardhme për Kosovën që ekziston me miqtë tanë në komunitetin evropian dhe të gjithë bizneset amerikane dhe transatlantike që mund të jenë partnerë në suksesin ekonomik të Kosovës. Por, janë dy gjëra të nevojshme për ringjalljen ekonomike. E para është reforma e brendshme, përkushtimi për rendin dhe ligjin, përkushtimi për reformën në sistemin e edukimit, por po ashtu përkushtimi për dialogun me Serbinë që do të përfshijë zgjidhje të vështira, këtu dhe në Beograd”, deklaroi senatori Murphy.

Senatori Johnson dhe Murphy do të vizitojnë edhe Beogradin, ku thanë se do t’i përcjellin mesazhet e njëjtja që i dhanë në Prishtinë.

“Ne do t’i themi gjërat e njëjta atje që i thamë këtu. Ne presim që ky dialog të jetë kuptimplotë dhe i frytshëm dhe ne shpresojmë që të dyja palët do ta kuptojnë se kërkohet sakrificë për të qenë e mundur që të normalizohen raportet mes këtyre dy kombeve”, deklaroi senatori Murphy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

trapi06/09/2019 19:44

sakrifica sigurisht nga ana e kosoves

Shto koment

Denonco