Rënia e Heroinës anti-korrupsion, Katica Janeva

Rënia e Heroinës anti-korrupsion, Katica Janeva

23:16, 03/09/2019
A+ Aa A-

Ylli më i ri i reality show-t në Maqedoninë e Veriut, "Çështja Zhvatja" është Kryeprokurorja speciale Katica Janeva, e arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfitim të pasurise së paligjshme.

Prej gati një muaji, ajo dhe dy "partnerë" të tjerë, ndodhen në qelinë e paraburgimit në Shkup.

Një kamxhik për një elitë të korruptuar, një luftëtar i qytetit të vogël dhe një ikonë i “revolucionit me Ngjyra”, siç ishte ajo.

Katica Janeva, ikonë në media, drejtoi Zyrën e Prokurorisë Speciale e cila u krijua në vitin 2016, si rezultat i një marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur krizën politike në

Maqedoninë e Veriut.

Lideri i opozitës së atëhershme, Zoran Zaev, publikoi regjistrimet dhe biseda të përgjuara (të ashtuquajtura "bomba") të liderit të partisë në qeveri asokohe VMRO-DPMNE, ku tregoheshin aferat e paligjshme, çka dhe nxitën protesta në të gjithë vendin, duke çuar në rrëzimin e regjimit të Gruevskit, edhe me ndihmën e BE-së.

Por pas 4 vjetësh, një tjetër bombë tronditi qeverinë e Zoran Zaev.

Afera “Zhvatja" filloi më 15 korrik, kur Bojan Jovanovski, i njohur gjithashtu si Boki 13, pronar i Televizioni maqedonas 1TV dhe showman, së bashku me bashkëpunëtorin Zoran Milevski, u arrestuan, të dyshuar për ‘pengmarrjen’ e Jordan Kamçev, ky i fundit, sipas listës së Forbes, është njeriu më i pasur në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë që është vetë i dyshuar në një rast tjetër që po trajtohet nga Shërbimi i Prokurorisë Speciale, e udhëhequr nga Janeva, dhe Jovanovski, për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me Katica Janeva, ka kërkuar pesë milion euro nga Kamçev në këmbim të trajtimit më të butë nga ana e Prokurorisë Speciale ose shmangjen e dënimit.

Pore çështja mori një hov tjetër pas publikimit në gazetën italiane La Verita, media pranë ldierit të Lega Nord, Mateo Salvini,

Ajo publikoi një video ku tregohej se si Jovanovski dhe Milevski po dilnin nga shtëpia e Kamçevit dhe po transportonin një milion e gjysmë euro në një çantë Louis Vuitton.

Përgjigja e pyetjes pse gazeta italiane publikoi këtë aferë, mund të gjendet në Hungari, tek kryeministri i këtij vendi, Viktor Orban.

Është pikërisht Hugaria vendi ku Gruevski mori azilin politik, ndërsa Orban një politikan i afërt me Salvinin, të cilin kohët e fundit e cilësoi si "figurën më e rëndësishme në Evropë" dhe një aleat për mbrojtjen e Krishtërimit dhe luftën ndaj emigracionit.

Është e qartë se Gruevski përmes Orban ka qëllim të tronditin qeverinë e Zaevit dhe të provokojë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.

Gazetari Loris Geizer, i cili botoi artikullin, ka deklaruar se ai kishte marrë informacione nga "zyrtarë të njohur në administratën maqedonase".

Përveç regjistrimeve të Jovanovskit dhe Milevskit, u bë publike edhe biseda midis Prokurores Speciales Janeva dhe.

Në regjistrime, dëgjohet Janeva duke i thënë Kamçevit “të mos shqetësohet” dhe se “gjithçka është në rregull”.

Pas publikimit të tyre, Katica Janeva dha dorëheqjen.

Sipas saj, regjistrimet ishin përpjekje për të bindur miliarderin maqedona të pranojë statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe të ndihmojë në hetime.

"Jam i tronditur që veprimet e mia si prokurore janë të lidhura me çështjen “Zhvatja”. Si

Prokurore Speciale, është përgjegjësia ime të kontaktoj të gjithë të dyshuarit, si dhe persona të tjerë në lidhje me procedurat penale në zyrën e kësaj prokurorie dhe të përpiqen të nxjerrin sa më shumë informacione sa të jetë e mundur nga secila prej tyre në mënyrë që të përmirësohet pozicioni në kontekstin e të dyshuarit për secilin hetim apo çështjen individuale, "deklaroi Janeva në deklaratën e saj.

Çfarë nuk ka sqaruar Janeva dhe çfarë pretendon Prokuroria dhe Kryeprokurori Ljubomir Joveski janë mobiliet me vlerë pesë mijë euro që Janeva ka marrë nga një prej të dyshurave të çështjes.

Sipas prokurorisë, Janeva fitoi shumë më shumë përfitime të paligjshme, ndërsa Kamçev nuk është viktima e vetme e shantazheve Jovanovski-Milevski.

Bashkëpunëtorët e saj, veçanërisht prokurorja Lila Stefanova, pohoi se Janeva ka marrë shumë vendime pa i konsultuar.

 Një prej këtyre vendimeve është ai për kthimin e pasaportës së Kamçev, e cila i jepte mundësinë të udhëtonte edhe jashtë vendit.

Presioni ndaj kryeministrit Zaev është rritur dita-ditës, veçanërisht pasi publikimit të një

Bisede, ku Jovanovski flet se, “ Zaevme siguri nuk do të shkaktonte probleme ".

Nga ana tjetër, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut deklaroi se, nuk është takuar kurrë me Jovanovskin.

Ndryshe veproi Presidenti, i cili reagoi në një mënyrë mjaft të moderuar, duke kërkuar që të gjithë çështja të zbardhet në tërësi dhe se të gjithë punonjësit e Prokurorisë duhen hetuar, çka e bëri Zaev akoma më nervoz.

E ardhmja e Prokurorisë Speciale

Kjo çështje jo vetëm që shkatërroi iluzionin e maqedonasve për simbolin e një revolucioni me ngjyra dhe një lufte pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe integrimin e vendit në BE,

por vuri gjithashtu në pikëpyetje të ardhmen e Prokurorisë Speciale.

Ministër i Jashtëm Nikola Dimitrov do të deklaronte se, kjo aferë ka lënë një shije të hidhur tek të gjithë.

"Ajo që është vërtet e rëndësishme është që sistemi të përgjigjet. Një person nuk mund të bëjë që një komb i tërë të heqë dorë nga zbatimi dhe sundimi i ligjit ", tha Dimitrov.

Sidoqoftë, partia opozitare VMRO-DPMNE, e konsideron Prokurorinë Speciale si një

shtrirje e Social Demokratëve të Zaev dhe një instrument i Perëndimit që solli shkatërrimin e kësaj partie dhe të ish kryeministrit Nikola Gruevski.

Kjo parti ka njoftuar se nuk do të mbështesë propozimin e Aktit për Prokurorinë Speciale, i cili synon rregullimin e statusit të këtij institucioni dhe funksionimin e tij në të ardhmen, çka përbën një nga kushtet për hapjen e negociatave me BE-në në vjeshtën e vitit 2019.

Kur u themelua në vitin 2015, Prokurorisë Speciale iu dha një mandat pesë-vjeçar, dhe një nga çështjet kryesore ishte zbardhja e “Bombave” të publikuara nga opozita e atëhershme e Zoran Zaev. Prej tyre, Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish shefi i policisë sekrete Sasha Mialkov, përfunduan para drejtësisë.

Çështjet e epokës së Gruevskit duhet të mbyllen, por skandali i rradhës “Zhvatja", hedh hije

Dyshimi të forta mbi punën e Prokurorisë.

Propozimi i LSDM në pushtet është integrimi i Zyrës së Prokurorit Special në Zyrën e Prokurorit Publik, nën emrin "Zyra e Prokurorit Publik për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë ”.

Ligji i ri për rishikimin e statusit të Prokurorisë Speciale është në parlament dhe votimi pritet të bëhet në mes të këtij muaji.

Miratimi i ligjit, sipas zyrtarëve evropianë, është një nga kushtet që Maqedonia e Veriut të hapë negociatat në Tetor. /EuropeanWesternBalkans.com/

Përshtati në Shqip Syri.net

https://europeanwesternbalkans.com/2019/09/03/the-fallen-anti-corruption-heroine-katica-janeva/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku04/09/2019 06:55

O ju dy syket e përkurorisë së pakohëshme, e shikoni se çfarë ju pret? Kur bie një prokurore e cilësuar si heroinë, vetëm se bën një shkelje ligji, çfarë do të ndodhë me ju të dyja përçkurore që ligjin nuk e keni zbatuar qoftë edhe një herë të vetme. Fakti që jeni dy copa katunare të pagdhendura dhe ju vuni në krye nji katunar kokpatate, nuk ju shpëton nga burgu i sigurtë. Dalngadal po ju vjen dimri...

Shto koment

Denonco