Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Rrufeja godet aeroplanin ku ndodhej Ministri serb Daçiç

Rrufeja godet aeroplanin ku ndodhej Ministri serb Daçiç

08:18, 03/09/2019
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic përjetoi siklet të madh gjate fluturimit me avion drejt Sllovenisë.

Sipas mediave serbe, rrufeja goditi aeroplanin e tij ndërsa ai ishte sipër Lubjanës.

Siç thuhet, rrufeja shkaktoi shumë panik, por nuk pati pasoja të rënda në këtë incident pasi piloti bëri një ulje në aeroportin më të afërt në Slloveni.

Pas kësaj, Daçiç ka vazhduar në rrugën e Bledit, ku merr pjesë në Forumin Strategjik.

“U dëgjua një shpërthim i vogël, u pa një ndezje. Por askush nuk mund të bënte asgjë për ne”, citohet të ketë thënë Daçiç.

Bëhet e ditur se një stuhi e fortë goditi dje Slloveninë dhe Kroacinë, ku u regjistruan më shumë se 20,000 rrufe në vetëm dy orë.

Mediat serbe kujtojnë gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që ministri i jashtëm serb ka përjetuar siklet.

Në fund të majit, i njëjti aeroplan në të cilin Daçiç ishte gjithashtu ishte përballur me probleme në qiellin mbi Greqi dhe duhej të bënte një ulje emergjente në Athinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco