FOTO/ Makina e ministrit të Kulturës përplaset me kamionin

FOTO/ Makina e ministrit të Kulturës përplaset me kamionin

21:59, 30/08/2019
A+ Aa A-

Një makinë e tipit Pasat, e cila i përket Ministrisë së Kulturës është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në aksin rrugor Tetovë–Gostivar.

Sipas informacioneve të para të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës, në këtë aksident ku është përfshirë makina e Ministrisë së Kulturës me kamionin me targa të Gostivarit,nuk ka asnjë të lënduar ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale, raporton Alsat.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e dy drejtuesve të mjeteve, ndërsa ekipet e sektorit për punë të brendshme po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco