Kujdes nga lojërat e rreme shpërblyese në internet: Mos jepni të dhënat tuaja

Kujdes nga lojërat e rreme shpërblyese në internet: Mos jepni të dhënat tuaja

11:21, 28/08/2019
A+ Aa A-

Lojëra të rreme me shpërblime po përhapen në internet dhe qytetarët në rajonin tonë po bien shpesh viktimë e tyre duke futur të dhënat personale.

Alarmin e ka ngritur Ministria e Brendshme e Maqedonisë, Sektori për krim kompjuterik, që po merr masa në bashkëpunim me Policinë shqiptare dhe Policitë e vendeve fqinjë për të mbrojtur qytetarët.

Vitin e kaluar, ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka evidentuar numër në rritje të lojërave shpërblyese në internet, ku me shfrytëzimin e rrjeteve sociale, veçanërisht në Facebook, ku hapen profile të rreme të kompanive nga Maqedonia e Veriut,  me qëllim marrjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Me hapjen e profileve të rreme të emërtuara si ndonjë kompani e njohur nga vendi, me përdorimin e logove dhe markave të tyre, bëhen shpallje të ndryshme gjoja për ditëlindjen e kompanisë apo të ngjashme, organizohen lojëra shpërblyese, me dhurata të ndryshme për fituesit më me fat, me vlera të mëdha, celularë etj.

“Në ato lojëra shpërblyese kërkohet nga qytetarët që nëse duan të marrin pjesë në këto lojëra (të rreme) shpërblyese, së pari duhet të shtypin “Like” në faqe dhe në postimin në fjalë, në koment të shkruajnë “Marr pjesë”, si dhe ta shpërndajnë postimin, me qëllim që të shpërndahet sa më tepër kjo lojë shpërblyese”, sqarojnë nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut

Më pas, krijuesit e këtyre lojërave të rreme, u dërgojnë mesazhe qytetarëve sikur kanë fituar ndonjë dhuratë dhe për ta marrë atë duhet të japin të dhënat e tyre personale, të dërgojnë fotografi nga letërnjoftimi i tyre nga të dy anët, si dhe fotografi personale të personit.

Sektori për krim kompjuterik pranë Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë bën apel për qytetarët se ekzistojnë rreziqe për keqpërdorime të mundshme të të dhënave personale përmes internetit dhe qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mos japin të dhënat e tyre personale me persona të panjohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco