Trafikim njerëzish, maqedonasit ndalojnë 45 migrantë në kufi me Serbinë

Trafikim njerëzish, maqedonasit ndalojnë 45 migrantë në kufi me Serbinë

17:04, 22/08/2019
A+ Aa A-

Policia në Maqedoninë e Veriut ka thënë se ka ndaluar 45 migrantë në një furgon afër kufirit me Serbinë, si dhe ka arrestuar shoferin e mjetit, nën dyshimin e trafikimit.

Në një komunikatë të policisë maqedonase është thënë se 42 migrantë janë pakistanezë, dy afganë dhe një sirian. Ata janë parë duke u larguar nga furgoni afër kufirit.

Migrantët besohet se kanë hyrë në këtë shtet ilegalisht nga Greqia dhe kanë paguar kontrabanduesit për t’i dërguar në Serbi, që më pas të kalojnë kufirin për të arritur në ndonjë vend të Bashkimit Evropian, sipas Rel.

Policia ka thënë se këta persona janë dërguar në një kamp në Gjevgjeli, në pritje të dëbimit në Greqi.

Zyrtarët policorë po ashtu kanë thënë se kanë ndaluar 10,017 migrantë që kanë hyrë ilegalisht në këtë shtet në gjysmën e parë të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco