'Bandat e drogës', politikani i njohur në Mal të Zi kërkon ngritjen e një muri me Shqipërinë!

'Bandat e drogës', politikani i njohur në Mal të Zi kërkon ngritjen e një muri me Shqipërinë!

11:00, 22/08/2019
A+ Aa A-

Nebojsha Medojeviç, drejtuesi i "Lëvizjes Malazeze për Ndryshim" ka premtuar se kur të vijë në pushtet do të ndërtojë një muri mes  Kosovën dhe Shqipërisë, për të bërë kështu të mundur ndalimin e bandave të drogës që operojnë fuqishëm në këtë rajon. Por menjëherë pas kësaj deklarate shokuese ka reaguar fortë edhe faktori politik shqiptarë në Malin e Zi.

“Drejtuesi i Lëvizjes Malazeze për Ndryshim, Nebojsha Medojeviç, poshtëron shumicën e atyre partive shqiptare dhe disa shqiptarë që dikur mbështetnin politikat e tij, kanë deklaruar për mediat vendase përfaqësuesit e partive të pakicave shqiptare në Mal të Zi. Mes tyre politikani shqiptar Nikollë Gegaj tha se pikëpamjet e Medojeviçit “përfaqësojnë mënyrën e politikanëve ekstremë që nxisin urrejtjen fetare dhe intolerancën ndër-shtetërore”.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, njëherësh ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, është i shokuar nga pikëpamjet e një prej drejtuesve kryesor të Frontit Demokratik.

“Shokuese. Thjesht e pabesueshme. Në kohën e kufijve të hapur, të thuash diçka të tillë në të nxehtin e një lufte politike është e papranueshme”, deklaroi Gjeka me këtë rast.

Por Medojeviç më vonë shpjegoi se, “muri me Kosovën dhe Shqipërinë nuk do të ngrihet as për shkak të popullit shqiptar ose malazez, por ekskluzivisht kundër mafies malazeze dhe shqiptare, e cila e ktheu kufirin në Eldorado për kontrabandë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco