Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dëshmon Kryeprokurorja e Posaçme për rastin ‘zhvatja’, nuk ndjehet fajtore

Dëshmon Kryeprokurorja e Posaçme për rastin ‘zhvatja’, nuk ndjehet fajtore

20:33, 20/08/2019
A+ Aa A-

Prokurorja në largim e Prokurorisë së Posaçme në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva u paraqit të martën para Prokurorisë publike për të dëshmuar lidhur me rastin gjyqësor të njohur si ‘zhvatja’, një skandal korrupsioni ky që ka tronditur themelet e gjyqësorit atje.

Zonja Janeva u tha gazetarëve se nuk ndjehet fajtore. Megjithatë, në një publikim në shtypin italian dëgjohet zëri i saj duke biseduar me një biznesmen maqedonas, i cili dyshohet të ketë dhënë më tepër se një milion euro në këmbim të rrethanave lehtësuese për sa i përket paraburgimit të tij.

Shefja në dorëheqje e Prokurorisë së Posaçme, Katica Janeva për disa orë dëshmoi para prokurores së Prokurorisë publike për luftë ndaj kriminalitet të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska në lidhje me rastin gjyqësor “zhvatja”.

Prokuroria publike në Shkup nuk ka dhënë hollësi se në çfarë cilësie ishte ftuar zonja Janeva, si dëshmitare apo e dyshuar në skandalin e përfolur të korrupsionit prej më tepër se një milion eurosh.

Publikimi i skandalit nga gazeta italiane La Verita e implikon zonjën Janeva madje pretendon edhe përfshirjen e Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev në të.

Katica Janeva në prokurori erdhi me avokatin e saj, që la hapsirë për komente shtesë nëse ajo do të ishte ftuar vetëm për të dëshmuar, raporton VOA.

Kryeprokurorja në largim Janeva u tha gazetarëve se nuk ndihet fajtore ndërsa shpresonte që me paraqitjen e argumenteve dhe deklaratës së saj do të bënte përshpejtimin e hetimeve të rastit ‘zhvatja’.

Lidhur me këtë rast, që padyshim ka tronditur jo vetëm opinionin publik këtu por edhe elitat politike, kanë dëshmuar deri tash edhe prokurorët e Prokurorisë së posaçme Lile Stefanova, Burim Rrustemi dhe Elizabeta Josifovska.

Dy të dyshuarit e parë për rastin, Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe Zoran Milevski tashmë ndodhen në paraburgim. Vetëm Milevski deri tash ka dalë para prokurorit.

Rasti ka zgjuar interes, veç Maqedonisë së Veriut, sidomos në Serbinë fqinje me shtypin e atjeshëm që këmbëngul përfshirjen e Kryeministit maqedonas Zoran Zaev në skandal.

Në video dhe audio-regjistrimin e publikuar në gazetën italiane La Verita duken dy të dyshuarit Boki 13 dhe Zoran Milevski duke dalur nga shtëpia e biznesmenit Jordan Kamçev me dy valixhe të mëdha në të cilat mendohet se kishte mbi një milon euro me që më parë vdeoja shfaqte numërimin e shumave të mëdha të parave në këto valixhe.

Në një audio, ndërkaq dëgjohej zëri i prokurores Katica Janeva duke folur me biznesmenin Jordan Kamçev të dyshuar për një rast tjetër gjyqësor duke i thënë atij: “Mos u shqetëso se gjithçka do të jetë Okej”.

Në po të njejtën bisedë dëgjohej edhe Boki 13. Biznesmeni synonte lehtësime rreth situatës me paraburgimin, sipas prokurorisë. Ai ende nuk është marrë në pyetje.

Nga ana tjetër, autoritetet qeveritare e cilësojnë autorin e publikimit të skandalit në gazetën italiane si të afërt me partinë maqedonase të opozitës VMRO-DPMNE, ndërkohë që dyshojnë se vetë drejtuesi opozitar Kristijan Mickovski mund të ketë gisht në kurdisjen e skandalit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco