Prishtina dhe Shkupi pezullojnë pengesat tregtare, shmangin krizën

Prishtina dhe Shkupi pezullojnë pengesat tregtare, shmangin krizën

19:43, 20/08/2019
A+ Aa A-

Kosova dhe Maqedonia e Veriut të martën ranë dakort të pezullojnë pengesat tregtare që i kanë vënë së fundmi njëra-tjetrës, duke shmangur thellimin e krizës mes dy vendeve, raporton VOA.

Të martën në Prishtinë u takuan ministrat e tregtisë dhe ekonomisë të të dy vendeve. Ata ranë dakord që tarifat të hiqen deri në fund të javës.

Njohësit e fushës bëjnë thirrje që vendet të përmbahen nga vendimet me ngut, që sipas tyre mund të kenë ndikim edhe në marrëdhënieve politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco