Dështon formimi i qeverisë në Bosnje e Hercegovinë, shkak afrimi drejt NATO-s

Dështon formimi i qeverisë në Bosnje e Hercegovinë, shkak afrimi drejt NATO-s

18:31, 20/08/2019
A+ Aa A-

Takimi në Sarajevë ndërmjet anëtarëve të presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferoviq, Zhelko Komshiq dhe Milorad Dodik përfundoi pa një marrëveshje për formimin e kabinetit të ri sepse Dodiku ishte kundër një pakete, që do të përfshinte edhe miratimin e një plani që do të afronte Bosnjën drejt anëtarësimit në NATO, raporton Rel.

Bosnja në vitin 2010 iu bashkua Plani të Veprimit për Anëtarësimin në NATO - një hap i parë drejt anëtarësimit përfundimtar në aleancë.

Në dhjetor të vitit 2018, ministrat e Jashtëm të NATO-s ranë dakord të aktivizojnë programin e këshillave dhe asistencës së aleancës dhe të paraqesin Planin e parë Vjetor Kombëtar.

Sidoqoftë, Dodiku ka qenë përgjithmonë kundër hyrjes së Bosnjës në NATO, duke këmbëngulur për të ruajtur një status neutraliteti.

Mosmarrëveshjet midis serbëve pro-rusë të Bosnjës dhe dy grupeve të tjera etnike mbi marrëdhëniet e ardhshme të Bosnjës me NATO-n, mund të zhysin vendin në një krizë më të thellë.

Një marrëveshje midis përfaqësuesve të tre grupeve kryesore etnike serb, kroat dhe boshnjak është thelbësore sepse mungesa e një qeverie ka shkaktuar ngecje në zhvillimin ekonomik të vendit, që ende po përpiqet të rimëbëmbet pas luftës shkatërruese të viteve 1992-95.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco