Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

VIDEO/ Lirohet ish-ushtari i UÇK-së, shoku: Serbia ka vdekur, Maqedonia mos e dëgjojë

VIDEO/ Lirohet ish-ushtari i UÇK-së, shoku: Serbia ka vdekur, Maqedonia mos e dëgjojë

19:36, 14/08/2019
A+ Aa A-

Tomor Morina tashmë edhe zyrtarisht është liruar nga paraburgimi në burgun e Shutkës. Morina, siç deklaroi shoku i tij Bujar Xërca, po shoqërohet deri në pikën kufitare nga vetura të Ambasadës së Kosovës.  Ai falënderoi institucionet dhe e të dy shteteve si dhe punonjësit e burgut si dhe theksoi se Morina është në gjendje të të mirë..

“Tomorin veç e morëm, fitoi drejtësia…Falënderojmë institucionet tona dhe institucionet Maqedonase. Shëndeti i Morinës është shumë mirë, nuk ka më mirë. Falënderojmë drejtorin Esatin si dhe Sadushin dhe të gjithë njerëzve që e kanë trajtuar më së miri. Arrestimi i Morinës ishte diçka e padrejtë. Shteti maqedon nuk është mirë ta dëgjon Serbinë. Serbia ka vdekur, njeriun e vdekur nuk duhet ta dëgjojmë. Nuk duhet të ketë Serbia kaq ndikim. Sa më perëndimorë të jetë Maqedonia, Kosova aq më mirë”, tha Bujar Xërca, shoku i Tomor Morinës.

Ndryshe, Gjykata Supreme vulosi vendimin e Këshillit penal, ku thuhej se nuk ka bazë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Serbi. Sipas tyre, ekstradimi i Morinës në Serbi është i pamundur, pasi që ai dyshohet për vepra të kryera në Kosovë, shtetësinë e të cilit shtet edhe e posedon personi në fjalë./Alsat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco