Tymi mbulon Athinën/ Zjarr i madh në ishullin grek, kërkohet ndihma e BE-së

Tymi mbulon Athinën/ Zjarr i madh në ishullin grek, kërkohet ndihma e BE-së

21:10, 13/08/2019
A+ Aa A-

Një zjarr masiv mësohet se ka rënë në orët e fundit në Greqi, në rajonin e ishullit Evia, afër Athinës.

Në këtë zjarr mësohet se janë lënduar rëndë 8 persona, të cilët kanë shfaqur probleme serioze me frymëmarrjen.

Flakët e para janë regjistruar në një pyll të dendur me pisha, duke u përhapur më tej me shpejtësi në orët e para të mbrëmjes, duke rrezikuar shumë zona.

Si pasojë e këtij zjarri, janë evakuuar banorët e katër fshatrave të bashkive Dhition-Mesapion. S

Për shkak të situatës së rëndë, Sekretaria e Mbrojtjes së Përgjithshme ka kërkuar ndihmë nga BE për shuarjen e zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco