Zjarri 'pushton' tre fshatra dhe një manastir në Greqi

Zjarri 'pushton' tre fshatra dhe një manastir në Greqi

14:18, 13/08/2019
A+ Aa A-

Një manastir dhe tre fshatra u evakuuan sot në mëngjes për shkak të një zjarri të madh pyjor, që shpërtheu në agim në ishullin Evia, në periferi të Atikës.  Zjarri u provokuar edhe nga erërat e forta, të cilat ndihmuan flakët të përhapen me shpejtësi.

”Zjarri shpërtheu menjëherë  pas orës  03:00 me orën lokale (00:00 GMT) dhe shumë shpejt u përhap drejt qendrës së ishullit Evia, rreth 100 kilometra në verilindje të Athinës”, thanë shërbimet e zjarrfikësve.

Manastiri i Panajia Makrimalis u evakuua si një masë paraprake, ndërkohë që edhe fshatrat Agrilica, Kontodhespoti dhe Makrimali janë në gatishmëri të një evakuimi të mundshëm.

Si rezultat i erërave të forta dhe tymit që e kanë karakteristikë pyjeve e pishave,  zjarri po u afrohet rajoneve fqinje, Magnesia, Atikë dhe Athinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco