Rasti 'Zhvatja'/ Nesër publikohen 'bombat' e reja, ja çfarë paralajmëron gazetari italian

Rasti 'Zhvatja'/ Nesër publikohen 'bombat' e reja, ja çfarë paralajmëron gazetari italian

22:28, 12/08/2019
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut mbetet nën ethet e bombave të reja që priten të publikohen lidhur me rastin e quajtur “Reket”, ose “Zhvatja”.

Gazetari italian, Laris Gaiser, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se nesër, më datë 13 gusht, duke nisur nga ora 11:00, në Raido Kapodistrija do të publikojë fakte të reja mbi rastin në fjalë.

“Maqedonia: Nesër 13 gusht, duke nisur nga ora 11:00, në Raido Kapodistrija. Brenda fakteve, drejtpërdrejtë në studio”, njofton Gaiser teksa publikon linkun e livestream-it, përcjell Syri.net.

Image

Gazeta italiane “La Verita” në edicionin on-line ka publikuar një video nga takimi i të dyshuarve në rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe Zoran Mileski-Kiçec me biznesmenin Jordan Kamçev.

Në videon e publikuar, e cila është filmuar në shkurt të këtij viti, siç bën të ditur gazeta, shihen euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohet edhe një bisedë e Jovanovskit dhe Kamçevit për një lëndë të Prokurorisë Speciale, në të cilën përmendet emri i prokurores speciale publike Katica Janeva.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco