Afera korruptive 'Zhvatja'/ Zaev mohon akuzat: Gënjeshtra

Afera korruptive 'Zhvatja'/ Zaev mohon akuzat: Gënjeshtra

16:51, 12/08/2019
A+ Aa A-

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka mohuar përsëri që të jetë i përfshirë në aferën korruptive të njohur si “Zhvatja”, ku sipas pamjevetë publikuar nga media italiane “La Verita”  është e implikuar prokuroja speciale Katica Janeva.

Sipas medias italiane, dy bashkëpunëtorë të Janevës i kërkojnë biznesmenit Orce Kamçev 1,5 milion euro që ta shpëtojnë nga paraburgimi lidhur me një aferë tjetër korruptive me godinën e VMRO-së opozitare.

Në videot e publikuara nga “La Verita” tregon dy bashkëpunëtorët në këtë aferë korruptive duke marrë çantat me para.

Po ashtu, në këto video një nga njerëzit e Janevës dëgjohet të thotë se për këtë çështje ka biseduar edhe me kryeministrin, Zoran Zaev.

Ndërkohë, ka shkruar në “Facebok” se ; “Në mënyrë kategorike i hedh poshtë këto gënjeshtra apo çfarëdo lidhje me rastin “Zhvatja”. Pres që hetimet për këtë çështje të përfundojnë sa më shpejt dhe fajtorët të dalin para ligjit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco