Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Greqi/ Zbulohet banda e të miturve që grabisin kalimtarët, në pranga dhe një shqiptar

Greqi/ Zbulohet banda e të miturve që grabisin kalimtarët, në pranga dhe një shqiptar

15:48, 12/08/2019
A+ Aa A-

Të Shtunën e kaluar, policia arrestoi një 15-vjeçar, anëtar të bandës, me anë të të cilit u zbuluan edhe bashkëpunëtorët e tjerë. 

Por ditën e sotme, policia greke ka goditur bandën e të miturve, të cilët ishin bërë makthi i banorëve dhe kalimtarëve në Athinë dhe në Kalithea qendrore.

Në pranga janë vënë 6 të rinj, të moshës 15 deri 17 vjeç. Ata janë 4 grekë, një shqiptar dhe një i mitur tjetër i huaj.

Të miturit kryenin grabitjet nën kërcënimin e thikës, duke përdorur edhe dhunë fizike.

Përveç kalimtarëve, banda e të miturve grabiste edhe dyqane.

Arrestimi i tyre u bë pas disa muajsh vëzhgimi nga autoritetet greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco