Publikohet pjesa e tretë e skandalit në Maqedoni, del 'implikimi' i kryeprokurores speciale

Publikohet pjesa e tretë e skandalit në Maqedoni, del 'implikimi' i kryeprokurores speciale

09:21, 10/08/2019

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar mëngjesin e sotëm pjesën e tretë të audiopërgjimeve në lidhje me skandalin “Reket” në Maqedoninë e Veriut.

Në audiopërgjim tregohet sesi Bojan Jovanovski, Jordan Kamcev dhe Katica Janeva, të cilët si duket tashmë janë në komunikim të vazhdueshëm, janë në dijeni si do të shkojë e gjithë procedura për çështjen “Perandoria” në të cilën biznesmeni Kamçev është një nga të dyshuarit e parë.

Në bisedë dëgjohet prokurorja speciale Katica Janeva që i thotë Kamçevit se Lile Stefanova, prokurore në çështjen”Perandoria”, është në kontrollin e saj.

“Jam shumë e zënë për ta mbajtur atë nën kontroll rregullisht. Përndryshe, asgjë nuk mund të ndodhë pa mua, “i thotë prokurorja special Katica Janeva biznesmenit Jordan (Orce) Kamçev.

Bojan Jovanovski thotë se Kamçev ka frikë nga Stefanova.

Kuptohet mirë që prokuroria duhet të ketë ndërmarrë ndonjë veprim për këtë rast në prill, kështu që janë thirrur disa dëshmitarë, për të cilët Kamçev ka shprehur shqetësim.

Por pasi biseduan me Janevën ata e kuptojnë se është një çështje teknike, një make-up.

Gazetari italian përmend edhe njohjen e Bokit 13 me kryeministrin Zoran Zaev, dhe në audiopërgjim Boki 13 i konfirmon Kamçevit se do t’i “njollosë” sytë.

Boki 13, përveç koordinimit me shefen e PSP-së, Katica Janeva, ishte gjithashtu në koordinim me çështjen “Reket” dhe me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, shkruan gazeta italiane “La Verita”.

Disa nga bisedat:

BJ: Nesër do të takohem me të.

JK: Me Dejan?

BJ: Jo

JK: Me lepurin?

BH: Me Zokin.

JK: Me Zokin?

BJ: Me Zaev.

Në një reagim pas publikimit në shtypin italian të audio dhe video regjistrimit rreth skandalit të njohur në Shkup si ‘zhvatja’, prokurorja e posaçme në largim Katica Janeva nuk mohoi se në audio regjistrim dëgjohet zëri i saj./ALSAT

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco