Shkencëtarja e dyte që gjendet e vdekur në Greqi

Shkencëtarja e dyte që gjendet e vdekur në Greqi

11:09, 09/08/2019
A+ Aa A-

Shkencëtarja britanike e zhdukur prej disa ditësh është gjetur e vdekur në ishullin grek të Ikaria.

Trupi i Natalie Christopher u gjet në fund të një gryke të thellë 20 metra pranë plazhit Kerame të mërkurën nga një zjarrfikës vullnetar.

Christopher, një e apasionuar pas vrapit, kishte dalë të vraponte në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më, tha partneri i saj. Ai ishte zgjuar të hënën në mëngjes dhe kishte parë se ajo i kishte lënë një shënim ku i thoshte se kishte dalë jashtë për vrap.

Pas lajmit në “The Guardian”, se telefoni i saj ka qenë i ndezur gjithë kohës, motra e shkencëtares bëri thirrje që të njohurit të mos e telefononin, në mënyrë që të lokalizohej vendndodhja përmes valëve telefonike.

Jena Christopher shkroi në Facebook: “Nëse e keni numrin e saj të telefonit, ju lutem mos e telefononi për të ruajtur baterinë në mënyrë që policia të gjejë vendodhjen e saj përmes celularit”.

Thodoris Theodorakis, pronari i hotelit ku çifti po qëndronte i tha mediave greke se e kishte mbyllur dhomën e tyre dhe partneri i Dr. Christopher po qëndronte me të në shtëpinë e tij.

“Ai është një djalë shumë i mirë, është nga Qipro. Është në panik për humbjen e partneres së tij dhe nuk po arrin ta besojë këtë që ka ndodhur”.

Mediat greke raportuan gjithashtu se pronari i hotelit kishte konstatuar gjak në çarçafët e çiftit, duke e përshkruar atë si një gjakderdhje nga hunda.

Natalie Christopher ishte një astrofizikane e njohur nga Britania e Madhe, që kryente hulumtime në Universitetin Europian Qipro në grupin e Astrofizikës dhe Performansës së Lartë. Së fundmi ajo jetonte në Qipro.

Kjo është shkencëtarja e dyte që gjendet e vdekur në Greqi. Një muaj më parë u përdhunua dhe u vra në ishullin e Kretës shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco