Publikohet video e 2-të që po trondit Shkupin/ ‘ Pse janë prerje 50 euroshe dhe jo më të mëdha ...

Publikohet video e 2-të që po trondit Shkupin/ ‘ Pse janë prerje 50 euroshe dhe jo më të mëdha ...

10:25, 09/08/2019
A+ Aa A-

Një ditë pasi u publikua video që po trondit Maqedoninë e Veriut, ku tregohej skema e zhvatje së miliona eurove, gazeta italiane “La Verita” ka publikuar sot një tjetër video, me titullin " Rasti trondit qeverinë në Shkup".

Në mëngjes në faqet e gazetës italiane “La Verita” është publikuar materiali i ri në lidhje me rastin “Reket”.

Në të fillimisht dëgjohet biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçev në të cilin Bojan kërkon shpjegim pse paratë janë me prerje 50 eurove dhe jo më shumë, duke shprehur dyshimin se bëhet fjalë për ndonjë mashtrim.

Aty Kamçev përgjigjet se në bankë nuk ka mundur të gjejë kartemonedha më të mëdha.

Gjatë bisedës dëgjohet edhe një zë gruaje, e cila i thotë Kamçevit “mos u brengos, çdo gjë do të jetë në rregull!”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco