VIDEO/ Jo vetëm tërmetet e forta/ Ja çfarë po ndodh në Greqi

VIDEO/ Jo vetëm tërmetet e forta/ Ja çfarë po ndodh në Greqi

21:15, 03/08/2019
A+ Aa A-

Jo vetëm tërmetet e fuqishme por edhe moti i keq, me erëra të forta dhe shtrëngata shiu po mban në ankth Greqinë.

Moti i keq ka goditur sot një pjesë të vendit.

Kështu, qyteti i Xanthit është goditur pasditen e sotme nga reshje të mëdha shiu dhe stuhi breshëri, duke krijuar panik te qytetarët, shkruan Protothema.

Sipas medieve, gjithçka ka ndryshuar krejt papritur, teksa retë kanë mbuluar qiellin dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që rrugët e qytetit të shndërrohen në “lumenj”.

“Protothema” raporton se breshëri sa një kokërr lajthi ka rënë për disa minuta, por nuk dihet ende nëse ka shkaktuar dëme të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco