Aksioni blitz anti-drogë/ Arrestohet polici trafikant

Aksioni blitz anti-drogë/ Arrestohet polici trafikant

21:57, 01/08/2019
A+ Aa A-

Pas një operacioni antidrogë të zhvilluar sot në Tetovë, u bë e mundur arrestimi i një punonjësi policie.

Siç raportojnë mediat vendase, aksioni policor kishte në fokus përdoruesit dhe shpërndarësit e lëndëve narkotike,  por gjatë këtij operacioni, një koleg i tyre ka tentuar arratisjen.

Pas kapjes së tij, u vërtetua se polici posedonte lëndë narkotike.

Arrestimi dhe shoqërimi i kolegut polic u bë në pikën e pagesës rrugore në Gostivar.

Ende nuk bëhen të ditura inicialet e policit që u kap me drogë dhe as sasia e lëndës narkotike, raporton Alsat Maqedoni.

Mësohet gjithashtu se disa shpërndarës të tjerë janë kapur në këtë operacion i zhvilluar gjatë orëve të pasdites.

Operacioni vazhdon ende në këto momente dhe është arrestuar një tjetër shpërndarës droge.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco