550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar/ Atë që s’e bën Rama, e bën kreu malazez i Ulqinit

550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar/ Atë që s’e bën Rama, e bën kreu malazez i Ulqinit

22:51, 28/07/2019
A+ Aa A-

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendoset në rrethrrotullimin, në qendër të qytetit të Ulqinit, tek ndërtesa e Komunës.

Këtë lajm e konfirmoi për portalin Ul-info, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, i cili shtoi se për këtë gjë u mor edhe miratimi i Ministrisë së Kulturës.

Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e këtij heroi kombëtar shqiptar.

Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

Javë më parë ishte bashkia e Lezhës ajo që planifikoi vendosjen e shtatores së Heroit Kombëtar në sheshin që mban emrin e tij, por që u pengua nga qeveria.

Mesa duket, qeverisë në Tiranë i mjafton "Skënderbeu" që kanë mbi krye ndaj dhe nuk mendojnë shumë për përkujtimin e figurës së Heroit tonë Kombëtar. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco