Ç'po ndodh në Greqi? Regjistrohet tërmeti i rradhës. Ja epiqendra

Ç'po ndodh në Greqi? Regjistrohet tërmeti i rradhës. Ja epiqendra

20:37, 28/07/2019
A+ Aa A-

Pas tërmetit në mëngjes në Zakynthos, mbrëmjen e sotme e ka patur rradhën kryeqyteti Athina.

Një tërmet 4,2 ballë i shkallës Rihter, i regjistruar në ora 19:09, lëkundi epiqendrën e vendit fqinj.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 21 km në veriperëndim të Athinës dhe thellësia fokale vlerësohet në 9.6 km, sipas studimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Sipas shefit të Institutit të Gjeoshkencës në Greqi, Akis Tselentis, tërmeti i sotëm vjen si pasojë e tërmetit 5,1 ballë që trondit kryeqytetin grek më 19 korrik, raporton Syri.net.

Lëkundja është ndier në shumë zona të Attikës. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco