Emri/ Gjendet i vrarë në makinë, shoferi i ish-zv/kryeministrit

Emri/ Gjendet i vrarë në makinë, shoferi i ish-zv/kryeministrit

16:07, 26/07/2019
A+ Aa A-

Paraditen e së premtes, pranë sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i vrarë Fatmir Tahiri i datëlindjes 1962 banues në Tetovë.

Trupi i pajetë është gjetur i vrarë me armë zjarri në veturën e tij në afërsi të shtëpisë ku ai banonte në Tetovë.

Personi i vrarë ka qenë ish-shoferi ish-zëvendëskryeministrit Hazbi Lika dhe për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në  komunën e Tetovës.

Në xhamin e makinës është gjetur një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri, por nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje.

Nga familjarët dhe komuna e Tetovës bëjnë të ditur se i ndjeri nuk ka pasur probleme familjare apo në punë.

Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurorët e krimeve të rënda nga Prokuroria e Tetovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco