Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Hahn: Tetori shpresëdhënës për Maqedoninë e Veriut, Shqipëria askund

Hahn: Tetori shpresëdhënës për Maqedoninë e Veriut, Shqipëria askund

18:13, 25/07/2019
A+ Aa A-

"Të gjitha partitë politike duhet të tregojnë gatishmëri për bashkëpunim dhe të fokusohen që në tetor të fitojnë datën për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE”.

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn, në konferencën për shtyp në Shkup, në krah të kryeministrit Zoran Zaev, mes të tjerash tha se të gjitha partitë politike duhet të jenë të hapura dhe të bashkëpunojnë e të fokusohen që në tetor vendi të marrë datën për hapjen e negociatave me BE-në.

Hahn tha se tha se kompromisi për miratimin e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike, jep një sinjal të mirë dhe kontribuon në sundimin e së drejtës në vend.

"Siç e dini kam kaluar ditë apo netë të gjata këtu në Maqedoni për të arritur qëllimet euro-atlantike. Me të vërtet më vjen keq që të gjithë shtetet nuk kanë vendosur për hapjen e negociatave në qershor, sepse ju me të vërtetë keni kryer detyrat tuaja, shpresoj me të vërtetë që kjo punë të mbaroj në tetor. Kam ardhur në Shkup për të diskutuar posaçërisht për sundimin së drejtës. Të gjitha forcat politike duhet të kenë për qëllim hapin e madh që duhet të ndërmarrë vendi në tetor. Puna e Prokurorisë Speciale duhet të vazhdojë. Vendet anëtare po ndjekin me kujdes zhvillimet në sundimin e së drejtës. Kjo mbi gjitha është e rëndësishme për qytetarët e vendit tuaj. Është e rëndësishme që është ruajtur pavarësia e Prokurorisë Speciale Publike në brendësi të Prokurorisë Publike”, u shpreh Hahn.

Zyrtari i lartë i BE theksoi sërish se tetori do të jetë vendimtar për Maqedoninë kur edhe do të nisin negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

Johannes Hahn kërkoi që vendi të vazhdojë me reformat duke e vendosur theksin në miratimin e Ligjit të Prokurorisë Speciale .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco