Përplasja e ashpër në burgun grek/ I burgosuri në gjendje kritike për jetën

Përplasja e ashpër në burgun grek/ I burgosuri në gjendje kritike për jetën

16:25, 21/07/2019
A+ Aa A-

Një nga tre të burgosurit e huaj të cilët u plagosën dje në pasdite gjatë përplasjeve të ashpra në kohën e ngrënies në burgun e Agisë në Hania, i është nënshtruar një operacioni në spitalin e qytetit Chania.

Sipas mediave lokale i burgosuri është dërguar me hemorragji në spital, pas lëndimeve të rënda të shkaktuara nga objekte të mprehta në gjoks dhe ne vende te tjera te trupit.

24 orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për jetën e tij, pasi në orën 16:00 është futur ne sallën e operacionit, dhe askush nuk është i sigurtë për jetën e tij, raporton gazetari Shpëtim Zinxhiria nga Greqia.

Megjithatë, në lidhje me konfrontimin të burgosurve në burgjet e Agisë në Hania, një burg i sigurisë së lartë, vlen të përmendet se falë ndërhyrjes së stafit të tij, u rivendos rendi dhe të burgosurit u kthyen në qelitë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco