Menaxhimi i fluksit të refugjatëve e emigrantëve/ Prioritet i qeverisë së re të Kyriakos Mitsotakis

Menaxhimi i fluksit të refugjatëve e emigrantëve/ Prioritet i qeverisë së re të Kyriakos Mitsotakis

16:04, 21/07/2019
A+ Aa A-

Qeveria e re greke do të ketë si prioritet menaxhimin e fluksit të refugjatëve e emigrantëve.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis përcaktoi si direktiva kryesore përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës, kalimin nën komandën greke të trupave të agjencisë Frontex që operojnë në vend dhe përmirësimi i procedurave për dhënien e azilit.

“Qytetarët grekë ia dhanë votën masivisht zotit Mitsotakis, pse i besuan shpresës për një të ardhme më të mirë në planin ekonomik. Por një javë pas betimit, qeveria e re tregon se ka si prioritet emergjent emigracionin. Mirëpo, shenjat e para të punës së qeverisë në këtë fushë, kanë një ngjashmëri të përpiktë me qeverinë e mëparshme, që e identifikoi gjithë politikën e emigracionit me trajtimin e refugjatëve, duke lënë pas dore shërbimet administrative për atë popullatë të madhe emigrantësh ekonomikë që ndodhen prej gati tre dekadash në Greqi", shprehet gazetari shqiptar në Athinë, Robert Goro, raporton TV Klan.

Prej shumë kohësh në këto shërbime janë rikthyer radhët e gjata, ku emigrantët zënë vend që në orët e natës, ndërsa u duhet të presin më shumë se dy vjet për të marrë lejet e qëndrimit.

Një nga shkaqet e kësaj situate ka qenë indiferenca e qeverisë së mëparshme për të siguruar personelin e nevojshëm, si dhe disa ndryshime ligjore që e vështirësuan më tepër një pjesë të procedurave.

Tashmë, kryeministri i ri e ka kaluar politikën e emigracionit në ministrinë e mbrojtjes së qytetarit, akt që është kritikuar nga opozita dhe organizatat për të drejtat e njeriut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco