Lajmi i fundit

Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ra në kurthin e aktorëve rusë, Zaev merr masa, ndryshon numrin e telefonit…

Ra në kurthin e aktorëve rusë, Zaev merr masa, ndryshon numrin e telefonit…

10:50, 21/07/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dhe Kabineti ti tij ndërmarrin masa për përforcimin e efikasitetit dhe sigurisë në zbatimin e agjendës transparente të përbërë nga takimet, ngjarjet dhe komunikimet.

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, në vijim është përparimi i protokolleve dhe rregullave për caktim të takimeve dhe për zbatimin e bisedave telefonike në Kabinet, me qëllim të sigurohet nivel i lartë i kontrolleve  dhe mbrojtja e komunikimeve të kryetarit të Qeverisë.

Si pjesë të masave për siguri dhe kujdes në komunikimet digjitale dhe telefonike, në suaza të Kabinetit të kryeministrit janë ndryshuar një pjesë e pajisjeve teknike, përfshirë edhe celularët dhe numrat e celularëve të kryeministrit dhe të një pjese të bashkëpunëtorëve të tij.

Kryeministri ka bërë edhe analizë të profesionalizmit  dhe efikasitetit të angazhimeve të këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, në batë të një pjese të personave zë angazhuar do t’ju shprehë falënderim  për bashkëpunimin e deritanishëm, shton pres shërbimi qeveritar.

Konform paralajmërimit për kundërshtim vendimtar  dhe ballafaqim me dezinformata dhe me sulme mbi demokracinë e vendit, Kabineti i kryeministrit harton Plan  për aksion vendimtar kundër përhapjes së dezinformatave versioni i të cilit së shpejti do të prezantohet në opinion, ndërsa pastaj edhe  duke u konsultuar me faktorët e prekur dhe me partnerët strategjikë të vendit, qëndron në kumtesë.

Më tej shtohet se kryeministri Zaev dhe Kabineti janë të përkushtuar në avancimin e mënyrës së hapur dhe transparente të punës, në pajtim me përdorim të sigurt të teknologjive të reja dhe me protokollet të cilat dalin nga mënyrat bashkëkohore të menaxhmentit dhe menaxhimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco