VIDEO/ Ja si tërmeti i fuqishëm shkundi ndërtesat në Athinë

VIDEO/ Ja si tërmeti i fuqishëm shkundi ndërtesat në Athinë

23:05, 19/07/2019
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm goditi Athinën mesditën e sotme.

Athina u trondit nga lëkundjet e magnitudës 5.3 ballë, me epiqendër rreth 22 km në veriperëndim të kryeqytetit.

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi panik tek qytetarët, të cilët vrapuan në rrugët e Athinës për orë të tëra.

Edhe pse nuk u raportuan të lënduar apo dëmtime serioze, qytetarët preferuan të qëndrojnë jashtë banesave.

Shërbimi i zjarrfikës shpëtoi mbi një duzinë njerëzish të bllokuar në ashensorë pas ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa sizmologët paralajmëruar për lëkundje të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco