Alarm për bombë në aeroport, evakuohen 130 pasagjerë ne Beograd

Alarm për bombë në aeroport, evakuohen 130 pasagjerë ne Beograd

12:13, 18/07/2019
A+ Aa A-

130 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit nga një aeroplan i kompanisë Lufthansa në Beograd, janë evakuuar pas një alarmi për bombë në bord. Ndonëse policia beson se bëhet fjalë për një alarm të rremë, mediat raportojnë se ende janë duke u ushtruar kontrolle.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, një i huaj ka telefonuar në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd rreth orës 06:00 të mëngjesit duke deklaruar se gjendej një bombë në avionin e linjës ajrore gjermane që po largohej për në Frankfurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco