Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Shkencëtarja amerikane u përdhunua para se të vritej, greku e pranon krimin

Shkencëtarja amerikane u përdhunua para se të vritej, greku e pranon krimin

08:25, 17/07/2019
A+ Aa A-

Zhdukja dhe më pas vrasja e shkencëtares amerikane Suzanne Eaton në Kretë zuri titujt e mediave greke dhe jo vetëm. Misteri që mbuloi zhdukjen e 59 vjecares pasoi me lajmin për gjetjen e trupit të saj të pajejetë.  Policia greke ka arrestuar një fermer vendas, 27-vjeçarin Yiannis Paraskakis, e cili e ka pranuar para prokurorëve, se është ai autori i vrasjes barbare.

Paraskakis, bir i një prifti dhe baba i dy fëmijëve, llimisht e kishte goditur atë me makinë dhe më pas e kishte future në bagazh, pa ndjenja.

Më pas e ka çuar në një bunker nazist, ku e ka përdhunuar. Biologia 59-vjeçare ka luftuar me të, pasi i ka ngulur thonjtë, gjë që çoi në identikimin e 27-vjeçarit, nëpërmjet ADN-së. Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi Paraskakis e ka vrarë biologen amerikane, pas përdhunimit.

Nga ekspertiza, ka rezultuar se ajo ka pasur disa brinjë të thyera. 27-vjeçari u zbulua, pasi më parë kishte publikuar video dhe foto në rrjetet sociale, në tunelin ku u gjet e vrarë biologia amerikane, ndërkohë që policia ka zbuluar edhe gjurmët e makinës së tij në hyrje të tunelit. Kjo e fundit ndodhej në Greqi për një konferencë shkencore. Me origjinë nga Kalifornia, nënë e dy fëmijëve, ajo jetonte në Gjermani me bashkëshortin e saj britanik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco