E mitura që u shit nga kushuriri për 1600 euro, i ikën 'burrit' dhe e fut në pranga

E mitura që u shit nga kushuriri për 1600 euro, i ikën 'burrit' dhe e fut në pranga

13:03, 16/07/2019
A+ Aa A-

SHKUP - Një maqedonas ka përfunduar në pranga, pasi në prill të këtij viti, me qëllim që të martohej,  kishte blerë një vajzë 15-vjeçare për 1600 euro nga kushëriri i saj i mitur, edhe pse ishte i njoftuar se vajza nuk e kishte mbushur ende moshën 16 vjeç dhe ishte e mitur.

Shitësi, i mitur, kushëri i vajzës të vogël, me dhunë e ka detyruar të martohet pasi paraprakisht kishte bërë marrëveshje me blerësin.

I akuzuari   ka paguar shumën e kërkuar dhe duke përdorur dhunë fizike dhe psikike ka tentuar që të dhunojë vajzën.

Viktima ka shfrytëzuar pakujdesinë e tij dhe është arratisur ku ka lajmëruar prindërit e saj. 

Tani, prokurori për ndjekje të krimit të organizuar ka dorëzuar padi kundër "burrit" për veprën penale – “Trafikim me fëmijë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco