Dorëhiqet prokurorja speciale

Dorëhiqet prokurorja speciale

21:54, 15/07/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Zoran Zaev, thirri liderët e partive politike më të mëdha në vend që të ulën e të bisedojnë për tema që janë të rëndësishme për reformat dhe marrjen e datës për fillimin e bisedimeve…

E një ndër temat të cilat ai i propozon është edhe Ligji për Prokurorinë Publike. Ndërsa po e lexonte thirrjen për opozitën në konferencë për media, Katica Janeva njoftoi opinionin se po jep dorëheqje nga posti i kryeprokurores në Speciale, por dorëheqja do të bëhet aktive kur politika do të dakordohet për ligjin e ri dhe për emrin e pasardhësit të saj.

‘Me muaj të tërë po i përcjellë kronikat për bisedimet mes partive politike për ardhmërinë e Prokurorisë Speciale Publike. E informoj opinionin se nuk do të lejoj që emri im të përdoret si alibi e dikujt që të mbahet peng Prokuroria Speciale dhe ardhmëria evropiane e shtetit tim.

Po e dorëzoj dorëheqjen time, e cila do të bëhet aktive kur partitë politike do të pajtohen për ligjin e ri dhe do ta zgjedhin pasardhësin tim.’ -deklaroi Katica Janeva, Prokurore Speciale.

Tërheqja e Janevës do të jetë një problem më pak për pushtetin dhe opozitën, por mbetet problemi tjetër…

‘Në nenin 105 flitet për të ardhmen e PPS-së dhe e lëndëve.’ –shprehet Kryeministri Zoran Zaev.

Në këtë nen përfshihet të gjithë hetuesit, prokurorët, lëndët dhe procedurat para-hetimore dhe hetimore. Sipas kryeministrit, opozita kërkon që të gjitha lëndët të anulohen, e me këtë nuk pajtohen ata.

‘Ashtu do të ndërtojmë shtet të së drejtës? Ndoshta 100% të lëndëve do të vazhdojnë edhe mëtutje, por ekziston mundësia që edhe 100% të bien, apo do të jetë 50-50,  por kush jemi ne të debatojmë për këto tema? Fundja unë dhe Mickoski nuk jemi as jurist.’ –vlerëson Kryeministri Zoran Zaev.

Në ftesën e tij, kryeministri parashtroi tre tema për të cilat dëshiron që të bisedohet. Përveç për ligjin e Prokurorisë Publike, ai propozon që të bisedohet edhe për regjistrimin e popullsisë si dhe për Kodin Zgjedhor. Ftesa u dërgua tek Mickoski, Ahmeti dhe Sela, kurse takimi është paraparë të mbahet të premten në Klubin e Deputeteve. /Tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco