Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Deklaratat e Zoran Zaev/ Dorëhiqet Kryeprokurorja speciale publike në Maqedoninë e Veriut

Deklaratat e Zoran Zaev/ Dorëhiqet Kryeprokurorja speciale publike në Maqedoninë e Veriut

19:01, 15/07/2019
A+ Aa A-

Kryeprokurorja speciale publike Katica Janeva deklaroi dorëheqje të parevokueshme. Janeva thotë, se nuk do të lejojë që emri i saj të shfrytëzohet si alibi për t’u mbajtur në peng e ardhmja e Prokurorisë Speciale.

Kryeprokurorja speciale publike Katica Janeva në sqarimin e shkurtër si shkak për tërheqjen e saj përmendi bllokimin e bisedimeve mes pushtetit dhe opozitës rreth fatit të PSP-së.

“Me muaj i ndjek kronikat e mediave për bisedimet e grupeve të punës të partive politike për të ardhmen e PSP-së. Shfrytëzoj rastin ta informoj opinionin se nuk do të lejoj që emri im të përdoret për alibinë e dikujt me çka peng do të mbahet fati i PSP-së dhe integrimet evropiane të vendit tim. E dorëzoj kërkesën time, e cila do të bëhet aktive atëherë kur partitë politike do të dakordohen për zgjidhjen e re ligjore dhe do të përzgjedhin pasardhësin tim”, deklaroi Katica Janeva.

Ditë më parë kryeministri Zaev duke folur për ligjin për prokurorinë publike, ka theksuar se pengesa e vetme për miratimin e këtij ligji mes pozitës dhe opozitës është kryeprokurorja Katica Janeva.

Katica Janeva u emërua në pozitën e Prokurores Speciale më 15 shtator të vitit 2015.

Qëllimi kryesor i formimit të PSP-së ishte të zbulojë kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme për thuajse një dekadë të tërë, por edhe t’i zbulojë të gjitha indikacionet për kriminalitet në të ashtuquajturat bomba që i publikoi opozita e atëhershme, LSDM.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco