Mitsotakis shkrin Ministrinë e Emigracionit/ Çfarë pritet të ndodhë me shqiptarët?...

Mitsotakis shkrin Ministrinë e Emigracionit/ Çfarë pritet të ndodhë me shqiptarët?...

22:27, 10/07/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka nisur menjëherë punët e vrullshme për të çuar përpara vendin.

Sapo u ul në karriken e e kreut të qeverisë, ai ka zhvilluar mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar.

Në fjalën e tij, Mitsotakis ka përshkruar një model të ri të qeverisjes së vendit, duke propozuar ndryshime të mëdha në mënyrën e funksionimit të qeverisë.

Një ndër ndryshimet e menjëhershme të Mitsotakis është edhe shkrirja e Ministrisë së Emigracionit, një dikaster që ka kaluar tashmë nën Ministrinë e Mbrojtjes.

“Prioriteti i 12 është një Greqi e fuqishme në një botë që ndryshon. Kam biseduar ndërkohë me shumë homologë të mi në BE. Bisedova dje edhe me zv/presidentin amerikan dhe me vetë presidentin amerikan dje në mbrëmje për të rikonfirmuar rëndësinë strategjike të marrëdhënieve të Greqisë me SHBA”, ka thënë Mitsotakis, gjatë mbledhjes me kabinetin e ri qeveritar.

Nuk dihet nëse, ky vendim do të ndikojë edhe te emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco