Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Nesër do të jetë një ditë e re'/ Matsotakis: Do të jem kryeministër i të gjithë grekëve

'Nesër do të jetë një ditë e re'/ Matsotakis: Do të jem kryeministër i të gjithë grekëve

21:38, 07/07/2019
A+ Aa A-

Pas fitores së shumicës në zgjedhjet parlamentare, kryetari i “Demokracia e re”, Kyriako Mitsotakis flet për herë të parë si kryeministrit i ri i Greqisë.

Në një reagim për mediat kryeministri i ri i Greqisë, Mitsotakis falenderoi të gjithë mbështetësit dhe të gjithë ata që i besuan atij dhe forcës politike që ai drejton.

 “Nesër do të jetë një ditë e re për të gjithë Greqinë. Të bashkuar le të shkruajmë historinë tonë. Dua të falenderoj të gjitha ata që besuan tek ne dhe premtoj se unë do të jem kryeministrit i të gjithë grekëve”, ha ndër të tjera Mitsorakis.

Kujtojmë që kryeministri i ri vjen nga një dinasti e vjetër politike në Greqi.

Ai është djali i ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis. Motra e tij, Dora Bakoyannis ka qenë kryebashkiake e Athinës dhe më vonë u bë ministre e Jashtme. Megjithatë, kryeministri i ri ka premtuar se do të luftojë nepotizmin.

Ai është shkolluar në Stanford dhe Harvard në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco