Nikolla Gruevski me pranga në gjykatë, sot vendoset për ekstradimin

Nikolla Gruevski me pranga në gjykatë, sot vendoset për ekstradimin

11:25, 27/06/2019
A+ Aa A-

Gjykata në Hungari vendos sot për ekstradimin ose jo të ish-kryeministrit Gruevski i cili u arratis në Budapest në nëntor të vitit të kaluar.

Seanca është e mbyllur për mediat, me kërkesë të avokatit të Gruevskit, detajet do të njihen gjatë ditës.

Maqedonia kërkoi ekstradimin e të dënuarit me dy vjet për rastin “Tanku” dhe për ngjarjet në Kuvend ku dyshohet si organizator.

Për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski sot do të vendos gjyqi i Budapestit

Se çfarë vendimi do të merret do të mësohet pas seancës, pasi është e mbyllur për publikun.

Sipas medieve hungareze, Gruevski u arrestua mëngjesin e sotëm në Budapest pas kërkesës së gjykatës. Nga videoja shihet se Gruevski me sako po i fsheh prangat nga duart.

Maqedonia kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku”. Si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu27/06/2019 11:32

Prap fitoi Sorrosi sepse Gruevski ka qen armiku nr nje i Sorrosit

Shto koment

Denonco