Maqedonia e Veriut merr garanci për datën e fillimit të negociatave në tetor

Maqedonia e Veriut merr garanci për datën e fillimit të negociatave në tetor

09:02, 24/06/2019
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut do të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në muajin tetor, thanë eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, në konferencën e përbashkët me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, pas përfundimit të takimi të dytë të procesit “Jeann Mone” në Shkup.

Vajgl tha se asgjë nuk ka përfunduar dhe se këto janë hapat fillestar drejt afrimit në BE.

“Së shpejti vendi juaj do të bëhet anëtare e NATO-s. Ky është hap i rëndësishëm për gjithë ne. Vendimet e liderëve të Maqedonisë së Veriut sollën Marrëveshjen e Prespës, që paraqet një akt të njohjes. Shtatori ose tetori, gjithçka është shumë afër”, tha Vajgl.

Eurodeputeti Fleckenstein i cili vjen nga Gjermania e përsëriti angazhimin e kancelares Angela Merkel, se do të përkushtohet që me politikat e saj Maqedonia e Veriut të marrë datë për negociatat me BE-në.

“Deklaratat e saj nuk i dua gjithmonë, por kjo më pëlqen shumë dhe theksoj se është mesazh i fuqishëm nga një shef qeverie”, tha Fleckenstein.

Ndërsa Eduard Kukan tha se vendi duhet të vazhdojë me reforma dhe se marrja e datës është e sigurt. Vajgl dhe Kukan theksuan faktin se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është i vetmi funksional në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco